
49 vjeçarja përpiqet ta blejë foshnjën e një gruaje për 500 mijë dollarë, arrestohet
Një grua nga Teksasi është arrestuar pasi iu afrua një nëne në Ëalmart dhe u përpoq të blinte foshnjën e saj.
Rebecca Lanette Taylor, 49 vjeçare, ishte në një dyqan kur iu afrua nënës. Nëna tha se ishte me foshnjën dhe një fëmijë njëvjeçar kur Taylo iu afrua.
Taylor tha se i pëlqenin flokët bjonde dhe sytë blu të foshnjës dhe e pyeti sa kushtonte ai. Nëna qeshi me këtë, por Taylor më pas i tha se i kishte 250 mijë dollarë në veturën e saj.
Kur Taylor vazhdoi t’ia kërkonte foshnjën, nëna i tha asaj që të largohej nga djali i saj.
Taylor, megjithatë, nuk e bëri dhe sipas deklaratës, tha se ajo kishte dashur të blinte një fëmijë për një kohë të gjatë.
Nëna, e shqetësuar, e la Taylor-in dhe një grua me të cilën ishte të largoheshin nga dyqani përpara se të dilnin. Por Taylor ishte duke e pritur atë dhe bërtiti nëpër parking se ajo do të paguante 500,000 dollarë ‘sepse ajo e donte atë dhe ajo do ta merrte atë’.
Nëna shkoi në polici dhe Taylor u arrestua më 18 janar.
Ajo është akuzuar për shitje ose blerje të një fëmije, e cila është një krim i shkallës së tretë në shtetin e Teksasit. Ajo përballet me dhjetë vjet burgim nëse shpallet fajtore dhe një gjobë prej 10,000 dollarë, shkruan DailyMail.