
Ngjarjet e ditës
8 S-Class, Audi, ambulanca dhe “zinxhir” policie, dalin pamjet e eskortës së Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vizituar ditën e djeshme Shqipërinë.
Kjo vizitë erdhi me ftesë të kryeministrit Rama për inaugurimin e shtëpive të ndërtuara me fondet turke në qytetin e Laçit.
Me ardhjen e Erdogan, një sërë rrugësh kyçe u bllokuan në kryeqytet, për të ofruar sigurinë sa më të lartë për presidentin.
Vëmendje mori edhe eskorta që shoqëronte Erdoganin, pasi pjesë e saj ishin një seri makinash policie, 8 Benza të tipit S-Clas, Audi dhe ambulanca.
Në total ishin 39 makina që e shoqëronin./albeu.com/