
Ngjarjet e ditës
Përparim Rama shërohet nga koronavirusi: Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shëruar nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë vetë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info
“Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës!
Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës.
Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit.