Ngjarjet e ditës

A ra dhëndri i Liburnit në burg: Ku është opozita, a veç që i keni kojshi në Marigonë a?

Gazetari Valon Syla, ka pyetur nëse dhëndri i Liburn Aliut është arrestuar e i cili tash e disa ditë gjendet në arrati, ndërsa ka kritikuar opozitën për heshtjen e tyre ndaj kësaj ngjarje, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka thumbuar opozitën, për heshtjen e tyre ndaj urdhër-arrstit  të lëshuar për Berat Lahun, i cili gjendet në arrati dhe i njëjti është dhëndri i ministrit të VV’së, Liburn Aliu.

“A ra dhëndrri i Liburn Aliut në burg? Opozita pe falë a çka. Ndoshta që jeni kojshi krejt në Marigonë, e po ju vjen keq pak. Ju thojke babika, në Panama çka lypi Liburni me Mefin? Qysh me ble shtëpija në Marigonë veç tu ngjitë postera me sprej për VV. Ku i morën paret?”, ka shkruar Syla

Duhet theksuar se Prokuroria e Shtetit ka disa ditë që ka lëshuar urdhër-arrest mbi dyshimet për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica”.

Postimi i plotë:

A ra dhëndrri i Liburn Aliut në burg? Opozita pe falë a çka. Ndoshta që jeni kojshi krejt në Marigonë, e po ju vjen keq pak.

Ju thojke babika, në Panama çka lypi Liburni me Mefin? Qysh me ble shtëpija në Marigonë veç tu ngjitë postera me sprej për VV. Ku i morën paret?

Ku eshte opozita?.

Related Articles

Back to top button