Rozë

ADELE THOTË SE ALBUMI I RI DO T’IA SHPJEGOJË DIVORCIN DJALIT TË SAJ

Këngëtarja e njohur, Adele ka bërë të ditur se albumi i saj i ri është bërë me qëllim që djali i saj nëntë vjeç, Angelo ta kuptoj më mirë divorcin e prindërve të tij.

“Desha t’ia shpjegoj përmes këtij incizimi, kur ai të jetë në të 20-at apo 30-at e tij, kush jam unë. E kam hidhëruar shumë shpesh. Kjo është një plagë të cilën nuk e di a do të jem në gjendje ta shëroj ndonjëherë”, tha artistja.

Albumi i ri i cili vjen pas më shumë se pesë vjetësh pauzë dhe është albumi i katërt i saj, zgjedhi të emërtoj “30”, numër i cili paraqet moshën në të cilën u martua me ish bashkëshortin e saj, Simon Konecki dhe të cilin e braktisi.

“E gjithë jeta ime u shkatërrua dhe nuk isha në dijeni për këtë”, tha artistja, gjersa la të kuptohet se e ka fjalën për martesën e saj me Koneckin.

Gjithashtu, kënga “Easy on me”, sipas saj shpjegon më shumë se ç’duhet nga martesa e dështuar e ish çiftit.

“Ishte kënga e parë që e shkrova për albumin dhe nuk kam shkruar asgjë për gjashtë muaj të tjerë sepse thash, në rregull, i thash të gjitha në të”, shtoi Adele.

Ndërkohë që po punonte për albumin, muzika u bë një metodë që ajo t’i shpjegojë djalit të saj, Angelo gjithçka kur ai të jetë më i rritur.

Megjithëse nuk bëri të ditur se sa kohë i mori ndarja, këngëtarja nënshkroi letrat e divorcit në vitin 2019.

Sipas një postimi të Adele, në Twitter, projekti “Easy on me” do të publikohet më 15 tetor, me gjithë këngën edhe albumi.

Related Articles

Back to top button