
Ngjarjet e ditës
Aksident mes dy veturave në Gllarevë, lëndohet një person
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mes dy veturave në fshatin Gllarevë,
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasoj e aksidentit 1 person ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, deklaroi Rugova.
/ngjarja.com/