Ngjarjet e ditës

Arrestohen dy femra, mashtronin qytetarë dhe kërkonin para në emër të Astrit “Llepotës”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra, të cilat dyshohet se janë të përfshira në disa raste të mashtrimeve.





Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se emri i Astrit Mehmetit i njohur si “Llepota” është perdorur nga dy femrat kosovare.

 

Të dyshuarat duke përdorë rrjetet sociale, përmes institucioneve për transfere parash kanë përfituar shumë parash duke i kërkuar rrejshëm në emër të Astrit “Llepotës”.

Paratë kryesisht janë kërkuar nga persona që ndodhen jashtë vendit dhe në disa raste janë kërkuar si huazim.

Indeksonline mëson se të dyshuarat për këtë vepër penale janë Laureta Murseli, 29 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës dhe Blerina Hajzeri, 23 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës.

Të dy femrat janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në vendbanimin e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 2060 euro, të cilat dyshohet të jenë përvetësuar nga veprat në fjalë.

Familja e Astrit “Llepotës” ka kërkuar që të lajmërohen tek ta, në Polici apo në media të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve në këtë formë./Indeksonline/

 





Related Articles

Back to top button