
Arrestohen dy hajna në Prishtinë, dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve
Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve, raporton Express
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebbok.
“Prishtinë 15 tetor 2021 – Hetuesit policor të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Personat e arrestuar: V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve.
“Dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës. Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, ka njoftuar policia