Ngjarjet e ditës

Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në gjendje të dehur e ka kanosur me thikë një person tjetër në Graçanicë, me ç’rast me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në orën 17:50.

“Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, sipas Klan Kosovës, mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij. Pra, sipas këtij mediumi ky raport i policisë ndërlidhet pikërisht me këtë rast.

Related Articles

Back to top button