
Ngjarjet e ditës
Arrestohet vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë, kishte urdhër-arrest ndërkombëtar
Portali Demokracia raporton se Ozdemir është arrestuar si i dyshuar për mashtrim.
Mësohet se arrestimi i tij është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës, bazuar në një urdhërarrest të INTERPOL-it.
I arrestuari, Tarkan Ozdemir kërkohej nga autoritetet e Moldavisë, ka konfirmuar policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Orçun Ozdemir, vëllai i Tarkan Ozdemir, është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i Bordit të Bankës “TEB” në Kosovë.