
Ngjarjet e ditës
Balotazhi, Kurti i jep mbështetje të fuqishme Alban Hysenit në Gjilan
Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në mbështetje kandidatit për Gjilanin, Alban Hysenit, i cili do të përballet me Lutfi Hazirin me 14 nëntor.
“Alban Hyseni si më i votuari për kryetar të Gjilanit në rundin e parë të zgjedhjeve po vazhdon me një mbështetje edhe më të lartë ta prezantojë programin dhe prioritetet e qeverisjes së re në Gjilan.
Sonte, bashkë me Kryeministrin Kurti ai vizitoi fshatrat Zhegër, Malishevë e Dobërçan ku u zotua se do të punojë ndershëm e me përkushtim të lartë për ta bërë ndryshimin e nevojshëm edhe në qytetin e Gjilanit.”, thuhet në njoftimin e VV-së.