Rozë

Bora Zemani futet në Big Brother VIP, plotë emocione, puthje e përqafime në takimin me ish të dashurin Donald Veshaj

Ngjarjet interesante kanë vazhduar edhe sonte (e premte) në spektaklin Big Brother VIP.

Në natën kur pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është përgatitur një prej befasive më të mëdha deri tani.

Ishte hyrja e moderatores së njohur, Bora Zemani, e cila kohë më parë ishte në lidhje romantike me aktorin, Donald Veshaj, që është ndër banorët më të komentuar të momentit.

Ai ditëve të fundit ka treguar historinë e tij të dashurisë me prezantuesen e famshme shqiptare, e cila u fut në Big Brother VIP për tu takuar me mikeshën e saj të ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj.

Para hyrjes në shtëpi, Bora në studion e Big Brother VIP foli për të gjitha gjërat që janë diskutuar dhe komentuar ditëve të fundit për të dhe raportin me dy banorët e shtëpisë.

Prezantuesja ka folur edhe raportet e afërta mes Donaldit dhe Semit, e cila deklaroi se ka qenë e qetë dhe se ata të dy i sheh si miq.

“Nuk ka qenë periudhë e thjeshtë për mua, ka patur shumë komente shumë lajme të vërteta të pavërteta, në momentin që u kuptua që do kem dy njerëz të rëndësishme të jetës sime aty brenda kjo ishte e kuptueshme”, ka thënë Bora.

“Unë kam qenë e qetë për çdo gjë aty brenda, pesha ka rënë mbi Semin dhe për këtë më ka ardhur keq. Jemi shoqe prej 15 vitesh”, ka thënë tutje moderatorja.

Bora pas hyrjes në shtëpi fillimisht u takua me shoqen e saj, Semin të cilës i dha mbështetje duke i thënë se është shumë krenare për të. Të dyja mikeshat të përmalluara u përloten gjatë takimit të shkurtër me njëra-tjetrën.

 

Related Articles

Back to top button