
Buzhala: Qeveria e Kosovës duhet me i lane serbet me votu ne referendumin e organizuar nga Serbia
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratës së shteteve të Quint-it, ku e mbështesin mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.
Buzhala thotë se Qeveria e Kosovës duhet me i lane serbet me votu ne referendumin e organizuar nga Serbia.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosoves dhe te gjithe torrnokopat qe ia mprehin brinat asaj duhet me e ule koken, me e ule bishtin, edhe duhet me i lane serbet me votu ne referendumin e organizuar nga Serbia.
Eshte gabim fatal per vendin tone me dale ne kundershtim me krejt vendet e Kuintit rreth kesaj teme.
Nese Gjermania, Amerika dhe Britania, te thojne lej serbet me votu ne Kosove, ti vec e lpine ate cka e ke thane ma heret, edhe i len me votu.
Nuk e di a eshte duke e percjelle dikush ne qeveri me vemendje pragluften ne Ukraine? Perendimi me Rusine po i mbushin armet. Cka tash? Na ketu po dojme me i thane Perendimit qe jeni prorus ose proserb a?
Mos hapni fronte palidhje, mos u boni ju prorus dhe pro agjendes ruse, duke u mundu me i mbrojte gabimisht qendrimet e juaja te vjetra dhe destruktive.
Se kush eshte pro rus dhe kush eshte pro perendim shihet ne keto raste. Presidentja e vendit duhet me marre qendrim, e mos me u ule ne muri kur temat jane te nxehta.