Ngjarjet e ditës

Dalin detaje të frikshme, Kosova seriozisht e rrezikuar nga terrorizmi

Arrestimi i Adrian Gjuraj nga Peja, po shihet si dëshmi e qartë se Kosova është e rrezikuar akoma nga terrorizmi.

Kështu po e vlerëson eksperi i sigurisë, Bedri Elezi, shkruan Syri Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Elezi tha se arrestimi i tij dhe katër anëtarë nga ISK, po tregon se shifrat e personave që cilësohen si terroristë, nuk janë të vogla.

Në statusin e tij në Facebook, Elezi ndër tjera jep detaje për veprimtarinë e Gjuraj.

Arrestimi i 26 vjeqarit Adrian ( Shaban ) Gjuraj nga Peja dhe 4 anëtarëve të të tjerë të ISK, dëshmi se Kosova është e rrezukuar serizosht nga Terorizimi Islamik.

Adriani ishte arrestuar edhe më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë dhe është mbajtur për rreth 75 ditë në paraburgim në Gaziantep, dhe më pas ai është dërguar në një kamp refugjatësh në Kariasei, ku është mbajtur rreth 4 muaj në atë kamp deri sa kanë zgjatë procedurat e identifikimit të tijë. Arsyea e verifikimit ka qenë se Adriani në momentin kur është ndaluar nga policia Turke nuk ka pasur me vete dokumentet personale dhe poashtu ai ka gënjyer se është shtetas i Rusisë. Adriani u dëbua nga Turqia për në Kosovë dhe në Kosovë ai u dënua poashtu me 1 vit e 5 muaj.

Adriani dyshohet se ishte radikalizuar në Gjermani dhe në Kosovë kishte ardhur me qëllim për të zhvilluar aktivitete të ( Davetit Islam ) si dhe të bashkohej me të tjerë për të shkuar në luftën e Sirisë.
Ardian Gjurajn, më von Gjykata e Apelit, e ka liruar nga akuzat për terrorizëm, një vendim që të lenë për të dëshiruar.

Adrian Gjuraj dyshohet se është njëri nga personat kryesor të cilët merren me prooagandën e Ektremizimit Islam në Pejë. Ai është shumë intelegjent dhe aktivitetet I zhvillon në Diskrecion të thellë.

Related Articles

Back to top button