Ngjarjet e ditës

DASH: Serbia po i “pasivizon” shqiptarët, po bëhet spastrim etnik me mjete administrative





Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve (Faqe 30-32).

Sipas këtij Raporti, shqiptarët e Luginës së Preshëvës janë diskriminuar në disa forma, derisa ndaj tyre po përdoren forma administrative për spastrim etnik.

“Policia në mënyrë rutinore bën përcaktimin e vendbanimeve të shqiptarëve me vizita spontane në adresat e tyre të regjistruara. Edhe pse shpesh këto vizita bëhen gjatë orarit të punës ku personat nuk janë të pranishëm, një vizitë e tillë atyre ju mjafton të shpallin personit jo-rezistentë në adresë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në këtë raporti përmendjet edhe raporti I vitit 2021 I Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ku thuhej se Qeveria e Serbisë, përmes zbatimit joproporcional të Nenit 18 të Ligjit për vendbanimin e shtetasve në Serbi synon “spastrim etnik me mjete administrative” të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

RAPORTI I PLOTE.





Related Articles

Back to top button