Ngjarjet e ditës

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë takon sot edhe kryeministrin Kurti

Një delegacion i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Zyrtarët e lartë do t’i presë në presidencë, fillimisht presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Përveç Osmanit, edhe kryeministri Albin Kurti do të takohet sot me këtë delegacion.

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se kryeministri Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.

Osmani do të takohet me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë në orën 15:00. Njoftimi u bë i ditur nga Presidenca.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit që do të priten nga Osmani raportohet se janë:

Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e Presidentit të ShBA-së për Siguri Kombëtare,

Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,

Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare,

Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani.

Related Articles

Back to top button