Ngjarjet e ditës

Dëmtohen disa lapidarë të varrezave në fshatin Dyz të Podujevës

Një person i moshës së mitur raportohet se ka dëmtuar disa nga lapidarët e varrezave të fshatit Dyz të Podujevës, njofton Llapi.info.

Siç ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, i dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe nënës së tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, ndërkohë që pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se rasti po vijon të hetohet./Llapi.info

Related Articles

Back to top button