Ngjarjet e ditës

Dështon miratimi i propozimit për pagën minimale në Kosovë

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se paga minimale për punëtorët e sektorit privat do të vazhdojë të jetë 170 euro, për çka fajësoi përfaqësuesit e sindikatave për mos-votim.

“Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para Këshillit Ekonomik Social ishte 240.2 euro/muaj. Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

“Mirëpo, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën. Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale”, u shpreh tutje ministri.

“Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, përfundoi Murati.

Related Articles

Back to top button