
Ngjarjet e ditës
‘Drenicakët e Skenderajt janë koritur keq’
Profesori Mustafë Bajrami po vlerëson se drenicakët në Skenderaj dje janë koritur, pasi atje ka fituar PDK-ja kundër Bekim Jasharit i cili është nipi i Rifat Jasharit.
“Me pas qenë unë nga Drenica apo Bekim Jashari nga Gjilani, kurrën e kurrës nuk do të kisha votuar për dikë tjetër pos për Bekim Jasharin. Do të kisha bërë çmos që ai të fitonte. Jo vetëm pse ka punuar shumë, por pikërisht sepse është bir i familjes së jasharajve. Nuk e paskam ditur(!) që politika qenka kaq gjë e poshtër(!) e njerëzit kaq lehtë po u mashtruakan(!)
Thellësisht jam i prekur në sedër!
Drenicakët e Skenderajt kësaj radhe janë koritur keq!
Zoti i faltë…!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.