
Ngjarjet e ditës
Duda Balje flet për kryeministrat: Albin Kurti më strikt, Avdullah Hoti ishte më i butë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti.
Përgjigja e saj nuk ka munguar as për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kryeministrin aktual Albin Kurtin e vlerëson strikt derisa Avdullah Hotin e prezanton si kryeministër ”të butë”.
“Kurti është më strikt, Hoti ishte më i butë, më i kuptueshëm”, u shpreh ajo në Oxygen në Klankosova.