Ngjarjet e ditës

Duda Balje thotë se më shumë ofendohet nga gratë se nga burrat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në prag të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se më shpesh është ofenduar nga gratë për mënyrën se si ajo bën paraqitjet.

Balje është shprehur në Edicionin Special se kjo për të ka qenë më e vështirë, sesa kur është ofenduar nga burrat, përcjell Klankosova.tv.

”Unë në karrierë kam përjetuar një kohë më të vështirë, por dua të nënvizoj se gjithmonë kam pasur komente ofenduese nga ana e femrave se nga ana e meshkujve”.

”Dhe këtu në shumë pika pajtohem me kryeministrin se ne duhet t’i ndihmojmë njëra-tjetrës. Jemi duke folë për këtë ne, por nuk po e bëjmë këtë

Related Articles

Back to top button