Shëndetësi
Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në vend si dhe janë regjistruar 49 raste të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 pacientë, teksa vazhdojnë të mbesin edhe 831 raste aktive, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 815 mijë e 525 doza të vaksinës, ku 817 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa 98 mijë e 354 njerëz kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.