
Ngjarjet e ditës
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Suharekë
Një 28-vjeçar me inicialet A.A. është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Duhël të Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha për Sinjalin se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe po vazhdojnë hetimet.
“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete.“
Gashi tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, tha Gashi.
/ngjarja.com/