
Ngjarjet e ditës
Edhe një huqje tjetër nga Gërvalla, këtë herë me Ditën e Pavarësisë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është bërë e njohur për ngatërresat e shpeshta që i bën në rrjetet sociale.
Ajo sot ka bërë edhe një huqje në rrjetet sociale, kësaj here me Ditën e Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gërvalla në një postim ka shkruar “në ditën e 14-të të pavarësisë së Kosovës”, në vend se të shkruajë “në përvjetorin e 14-të të pavarësisë”.