
Ngjarjet e ditës
Evropa do t’i japë edhe 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Komisioni Evropian pritet të dyfishojë ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën.
Shefi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell njoftoi se KE ka propozuar caktimin e 500 milionë eurove të tjera për këtë qëllim.
“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën”, tha Borrell gazetarëve.
Jam i sigurt se liderët do t’i miratojnë këto para”, tha ai.
BE po ashtu ka deklaruar se do të vendosin më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë.