
Prishtina LIVE
Fillon heqja e pengesave brenda rrethrrotullimeve në Prishtinë
Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se sot ka filluar largimi i pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri për të vazhduar në ditët në vijim edhe tek rruga B që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.
“Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën ‘Muharrem Fejza’”, ka shkraur Xhaferi në Facebook.
Tutje ai ka bërë të ditur se këtë aksion e kanë ndërmarrë për shkak të ankesave të shumta nga qytetarët.
“Kemi marrë shumë ankesa për këto, madje ishte edhe vendimi i parë i Task-Forcës për komunikacion për largimin e tyre”, ka shtuar Xhaferi.