Ngjarjet e ditës

Flet Dragisha në spital: Specialsat ma thyen dhëmbin, më shanë me nënë

Qytetari me emrin Dragisha Vlashkoviq, ka raportuar se është rragur nga pjesëtarët e Njësisë Speciale në Bërnjak.

Ai pretendon se madje as nuk ishte pjesë e barrikadave.

“Unë nuk isha në barrikada… ata bërtitën diçka në gjuhën shqipe, nuk e kuptova, më hodhën në asfalt, më goditën në shpinë, në gojë, ma thyen dhëmbin,” tha Dragisha, shkruan Kosovo Online.

Këto deklarata ai i bëri në spital.

Ai pretendon se ka shkuar për të prerë dru në Brënjak me dy shokë të tjerë.

Sipas Vlashkoviqit, “ai kishte kërkuar edhe ujë, por askush nuk i kishte dhënë”.

“Ata më shanë me nënë, na kërcënuan se do t’ju vrasim.” – u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button