Prishtina LIVE

Hajde ma gjallë, ma gjallë: Ku është Uran Ismaili?

Hajde ma gjallë, ma gjallë: Ku është Uran Ismaili?

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ishte kandidati për Prishtinën që kishte nisur fushatën e tij shumë herët, kur shumë kujt i kishte ‘zënë’ derën për të bujt, shkruan arbresh.info.

E për Ismailin si duket këto zgjedhje nuk ishin me fat pasi ai u radhit i treti në Prishtinë me një rezultat jo të kënaqshëm.

Haje ma gjallë, ma gjallë, ishte thirrja që bënte Ismaili gjatë gjithë fushatës së tij, por ai sonte nuk është parë të reagojë për rezultatin e exit polleve ose edhe për rezultatin zyrtar nga KQZ.





Sipas KQZ-së, nga votat e numëruara deri më tani, Ismaili ka grumbulluar 4,110 ose 20,23% të votave.

Arben Vitia dhe Përparim Rama si duket do të jenë në balotazh për të parin e kryeqytetit.

Vitia deri më tani prin me 42,49% ndërsa, Rama 30,61%.





Related Articles

Back to top button