
Prishtina LIVE
Hapet qendra e re e vaksinimit në Kodrën e Trimave
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka njoftuar për hapjen e qendrës së re të vaksinimit në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Përmes një postimi në facebook, Sadiku ka shkruar se kjo nismë për hapjen e qendrave të reja është në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në përkrahje të UNICEF dhe USAID.
Të dashur qytetarë
Ju njoftoj se qendra e re e vaksnimit gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr: 2 në Kodrën e Trimave.
Kjo nismë për hapjen e qendrave të reja është në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në përkrahje të UNICEF dhe USAID.
Gjithashtu, javën e kaluar kemi hapur edhe qendrën e vaksinimit në sheshin Zahir Pajaziti.
#vaksinohu #PR4PR./