Ngjarjet e ditës

Homofobia triumfon në Kuvendin e Kosovës, Kurti s’e ka shumicën për Kodin Civil

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

Kryeparlametari Glauk Konjufca ka thënë se moti nuk ka pasë kësi votimi të larmishëm.

Kodi Civil nuk është mbështetur për shkak se shumë deputetë i janë frikësuar se me të i hapet rruga martesave të gjinisë së njejtë.

/ngjarja.com/

Related Articles

Back to top button