Ngjarjet e ditës

Ish-gazetari nga Mitrovica flet me Thaçin në telefon: Ishte nder t’ia dëgjoja zërin Ismail Qemalit të dytë

Ish-gazetari dhe veprimtari nga Mitrovica Ylber Durmishi ka bërë të ditur se, përmes telefonit, ka biseduar me ish-kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, dhe me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Durmishi e cilësoi Thaçin si Ismail Qemali i dytë, teksa u shpreh i lumtur për bisedën me të.

“Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës sime, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falënderoj kryetarin e Veteranëve, Hysni Gucati, i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin. Këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahet në paraburgim në Hagë, mbi të cilin rëndojnë akuzat për krime lufte, arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krim kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Ndërsa, akuzat e Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin, e akuzojnë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Related Articles

Back to top button