
Ismaili e PDK-së: Qysh po i del hesapi Albin Krizës tash?
Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar lidhur me shtrejtimin e energjisë elektrike si dhe refuzimin e gasjellësit amerikan nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Periskopi.
Ismaili ka thënë se energjia elektrike u shtrejtua edhe pa termocentralin për prodhimin e energjisë nga gazi.
Ismaili ka kritikuar qasjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në raport me proceset energjetike të vendit.
Këtu keni postimin e saj të plotë.
“Tani që u shtrenjtua çmimi i energjisë elektrike edhe pa termocentralin për prodhimin e energjisë nga gazi, të cilën e refuzoi qeveria, si mbeti puna, a është më i favorshëm ekonomikisht apo më pak i favorshëm ekonomikisht për Kosovën projekti për ndërtimin e gazsjellësit?
Qysh po i del hesapi Albin Krizës tash?
Sepse qytetarët ngelën edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike, edhe pa gaz natyror; edhe pa diversifikim të burimeve energjetike edhe me ndotje mjedisore të përkeqësuar; edhe kundër projektit amerikan edhe pro monopolit rus të gazit në Evropë; edhe edhe ….”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e saj në Facebook. /