Ngjarjet e ditës

“Jeni hi me ba filma”- Përplasen fort Matoshi dhe deputeti i VV-së

Betimi i kryetarëve të katër komunave të veriut ka përplasur ashpër deputetin e Vetëvendojes Arbër Rexhaj me komentatorin politik Halil Matoshin në Politiko në Kanal10.

Derisa deklaroi se Qeveria e Kosovës solli rend e Ligj në ato komuna të vendit, Rexhaj tha se nuk ishte qëllimi që të “çlirohet veriu”, por të shtrihet sovraniteti edhe në atë pjesë të vendit.

Matoshi pas kësaj deklarate i kërkoi Rexhajt që të garantoj se në komunat e veriut edhe konstituimi i organeve komunale do të mbahet në objekte komunale të Kosovës.

Në të kundërtën, Matoshi i tha deputetit Rexhaj se do ta bëj “hor”.

A garanton që në katër komunat e veriut, betimi, konstituimi i organeve komunale kanë me u mbajtë në objektet komunale të Kosovës. Ose krejt, ose hiç. Jeni hi me ba filma. Dhe tani, nëse tërhiqeni nga atje, horën e dheut kam me ju ba. Kam me përdorë lapsin, shkrimin e gjithçka.”, u shpreh Matoshi.Por, deputeti Rexhaj këto komente të Matoshit i quajti simbolike, pasi siç tha shërbimet për qytetarët janë më me rëndësi sesa një simbolikë e tillë.

LEXO EDHE:  Hoxhë Drilon Gashi pas lirimit nga detyra: Katër fëmijë m’i kanë lënë pa bukë, jam i shqetësuar

“Këto për mua janë simbolika. Por, objekti kryesor i komunës ku realisht ka qenë kryetari i Listës Serbe ishte në atë komunë. Për mua me rëndësi është që Erden Atiq e ata të tjerët të ofrojnë qytetarëve shërbime. Ka pasë mungesë të tyre.”, deklaroi Rexhaj në Politiko.

Related Articles

Back to top button