Ngjarjet e ditës

Kamberi për ndarjen e buxhetit për Preshevën: Duhet një plan shtetëror

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ndarjes së 2 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për Luginën e Preshevës.

Kamberi tha se pas buxhetimit të Luginës nga Kosova, hapi tjetër duhet të jetë shoqërimi me hartimin e një Plani dhe Programi shtetëror dhe funksionalizimin e një organi qeveritar.

“Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare”.

“Më e rëndësishme se shuma financiare është qasja shtetërore dhe institucionale, si në rastin e buxhetimit shtetëror”, është shprehur Kamberi.

Kamberi tha se këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian.

Related Articles

Back to top button