Prishtina LIVE

Kandidatja e LDK-së për asambleiste: Prishtina është e të gjithëve por mbi të gjitha e të rinjve!

Kandidatja e LDK-së për asambleiste: Prishtina është e të gjithëve por mbi të gjitha e të rinjve!
Edona Haxholli është një e re që e do Prishtinën, që kërkon dhe punon me insistim në këtë vend pavarësisht sfidave të mëdha për të jetuar këtu. Ajo është kandidate e LDK-së për asambleiste në qytetin e Prishtinës e përfaqësuar në listën zgjedhore me numrin 42.
“Jam rritur me dashurinë për Prishtinën, me dashurinë për Kosovën. Jemi rritur në një familje modeste kosovare, ku pavarësisht kushteve jo fort të mira, edhe pse erdhi mundësia për të dalë nga Kosova, babai im ka insistuar të jetojmë në Prishtinë, të jetojmë në Kosovë. Guri i rëndë peshon në vendin e vetë – na thotë edhe tani”
“Jam e bindur që Prishtina është vendi i mundësive nëse të rinjtë do të kenë hapësirat e merituara. Nëse do të dëgjohet e vlerësohet energjia jonë. Nëse do të na lejonin ti përfaqësonim me ndërshmërinë e dashurinë për të treguar veten e atë që kemi mësuar.”
Një vajzë e re premtuese që mendon se në shoqërinë kosovare duhet të luftojë për të drejtat e femrave, për shkollimin dhe punësimin e tyre. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë për të kontribuar në çdo aspekt në vendimmarrjen e këtij vendi.
Prishtina është e gjithë Kosovës prandaj të gjithë kemi përgjegjësinë ta ndryshojmë, ta mbushim me jetë dhe energji për të ia dhënë mundësinë gjithkujt që beson dhe e gjen veten në këtë qytet.

Artikull i sponzorizuar

Related Articles

Back to top button