Ngjarjet e ditës

Katër të lënduar në një aksident tek Liqeni i Badocit (FOTO)

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur afër Liqenit të Badocit, konkretisht në fshatin Mramor.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete”.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Related Articles

Back to top button