
Rozë
Kejvina Kthella tregon se si gjendja shëndetësore e babait të saj u përkeqësua për shkak të komenteve negative që mori pas përjashtimit nga BBVA
Kejvina Kthella ka dalë publikisht në një intervistë televizive për ‘Fun Club’.
Ajo ka folur për largimin e saj nga shtëpia e Big Brother pas dënimit që mori nga Vëllai i Madh, për shpullën kundrejt Luizit.
Kejvina tregoi më shumë për gjendjen e saj emocionale, si dhe përkeqësimin e shëndetit të babait të saj pas gjithë komenteve negative.
Ajo gjithashtu ka komentuar lojën e disa prej banorëve, si dhe hatërmbetjen me Kiarën.
Sipas saj, Kiara është banorja më e shtirur brenda shtëpisë.