Ngjarjet e ditës
Këtu mund të blini vetura me 300 euro
Në Greqi mund të blini makina me çmim fillestar duke filluar nga 300 euro. Media greke, “Newsauto” njofton se shitja e veturave do të bëhet në doganën e ishullit Kos në fillim të nëntorit.
Ankandi do të zhvillohet nga Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike.
Makina e parë në listën e ankandit ka të bëjë me një “Renault Espace” me çmim fillestar 1600 euro. Modelet përkatëse në tregun grek arrijnë nga 2900 euro.