Ngjarjet e ditës
Kjo është fotografia e nxënësve të vrarë që e kishin shkrepur para se të vriteshin
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një person me maskë sulmoi një autobus me nxënës. Të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënës – Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.
Shoqja e klasës së Genta Mustafajt, tha për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.
Përveç tre të vrarëve, edhe një nxënës ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë.