Ngjarjet e ditës

Kjo monedhë po falsifikohet me të madhe në Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë edhe 11 bankënota false nga 100 euro.

Policia e Kosovës ka raportuar se tek një person i ka kapur 11 bankënota nga 100 euro false.

24 vjeçari i arrestuar lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Back to top button