Ngjarjet e ditës
Korridoret e mbushur me pacientë, mjekët me alkool e birra në tavolinë po festojnë ditëlindjen e drejtorit
Në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka festë. Nën shoqërimin e pijeve alkoolike (Birra Peja) stafi mjekësor është duke ia festuar ditëlindjen drejtorit të këtij reparti.
Ndonëse, rendi i pacientëve është i gjatë në korridoret e qendrës, stafi mjekësor nuk e prish rahatin e festës.
Një pacient nga mërgata i cili ka qenë prezent në këto momente ka thënë për Insajderi se është i zhgënjyer me këto pamje në QMF.
Gazeta ka siguruar edhe një video ku shihet se si në njërën nga dhomat po festohet dhe jashtë korridoret e mbushura me pacientë.
Videoja e plotë: