
Ngjarjet e ditës
KQZ pranon mbi 5,600 pako me fletëvotime nga jashtë
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë kanë thënë të shtunën se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen më 17 tetor.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë në një konferencë për media se kanë pranuar, 5649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.
Periudha e votimit jashtë Kosovës ka qenë e hapur në periudhën 15 shtator – 15 tetor.
Ai po ashtu ka thënë se në orët e mëngjesit të 16 tetorit, nëpër komunat e Kosovës kanë nisur të gjitha materialet e nevojshme për ditën e zgjedhjeve.