Kurti merr edhe një telefonatë nga Washingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë, për më pak se një muaj, lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.
Chollet bëri të ditur se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, derisa ka përmendur rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi ai.