Sport

Kush është agjenti i Lionel Messit – njeriu që qëndron prapa interesave dhe sukseseve të superyllit të futbollit

Lionel Messi është një prej emrave më të njohur të futbollit në planet duke krijuar një reputacion gjatë periudhës magjike te Barcelona dhe tash te Paris Saint-Germaini, e cila ka lejuar që statusi i tij i famës të kapërcejë sportin.

Ai është një ëndërr marketingu, duke pasur parasysh profilin e tij në mbarë botën, ndërsa ka punuar në disa nga kontratat më fitimprurëse që futbolli ka parë ndonjëherë – me skuadrat kryesore në Spanjë dhe Francë, të gatshme për të shpenzuar shuma marramendëse në mënyrë që të përfitojnë nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës.

Megjithatë, kush e menaxhon karrierën e superyllit argjentinas në prapaskenë dhe kush e kryen rolin e një agjencie që i lejon Messit të përparojë në futboll?

Kush është agjenti i Lionel Messit

Rrugëtimi i Messit drejt majës së futbollit global nisi në fillimet modeste në Rosario të Argjentinës në skuadrën vendase Grandoli. Babai i tij, Jorge, e stërviti talentin e madh në atë fazë, përpara se të bënte hapin e ngritjes në Newell’s Old Boys.

Në moshën 13-vjeçare u bë e qartë se Leo do të kishte nevojë për injeksione hormonale për një çrregullim të deficiencës së rritjes dhe pavarësisht se nuk ishte i varfër, familja e tij e kuptoi se do të kishte nevojë për ndihmë që të paguheshin ato fatura.

Jorge arriti te Barcelona dhe organizoi prova për djalin e tij në Kataluni duke u bërë përfaqësuesi i tij në proces e sipër.

Askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të sillte e ardhmja në atë fazë, mirëpo Messi ka qenë gjithmonë pranë babait dhe i beson atij që të kujdeset për interesat më të mira brenda dhe jashtë fushës së futbollit.

/ngjarja.com/

 

Related Articles

Back to top button