Kush janë dy personat e arrestuar në Junik për dallavere me votat e diasporës?
Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës përmes një aksioni që ndërmori nga dita e premte ka arritur të identifikoj dhe arrestoj deri me tani dy persona si të dyshuar për veprën penale “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet” në Komunën e Junikut.
Fillimisht u arrestuar zyrtarja e komunës së Junikut, Blerina Sallaj e cila u zu në flagrancë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, me ç’rast Policia e Kosovës kishte gjetur në bagazhin e saj me qindra dokumente të votuesve të diasporës në komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht, në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të Junikut nga diaspora.
LEXO EDHE:
Joseph tregon se si e sheh SHBA-ja Vuçiqin: Ai është problemi në Ballkan
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Drejtoria e Krimeve të Rënda në aksionin në komunën e Junikut në kërkim të provave dhe të dyshuarve të tjerë që lidhen me rastin e dokumentacionit zgjedhor që dyshohet se u falsifikua në këtë komunë, ka arrestuar personin e dytë.
Burime të Gazetës insajderi nga Komuna e Junikut tregojnë se personi i arrestuar është Flamur Kuçi, djali i kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçit.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë edhe një person, i cili dyshohet se së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar që të ndikojë në procesin zgjedhor, konkretisht tek votuesit e diasporës.
“Ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për këtë kapje në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.