Ngjarjet e ditës

Ky është polici që u plagos me thikë në kokë në Suharekë, vizitohet nga Muharremaj

Zyrtari policor i cili u plagos me thikë në kokë gjatë intervenimit që ishte duke bërë në një rast të dhunës në familje në fshatin Samadrexhë të Suharekës, është vizituar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se polici Milaim Gashi po shërohet gradualisht.

Ai ka thënë se punën e policisë në shërbim të qytetarëve do ta vlerësojnë gjithmonë.

Kujtojmë se polici Gashi është sulmuar nga një person deri sa ishte në detyrë duke intervenuar në një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari nuk ka respektuar urdhrin e policisë dhe ka sulmuar zyrtarët policorë me thikë, ku Gashi ka pësuar lëndime në regjionin e kokës.

.

Related Articles

Back to top button