Ngjarjet e ditës

Lajm i mirë: Ulet mjaft shumë çmimi i naftës

Para pak ditësh rritja e çmimit të naftës ishte enorme.

Ky çmim në Kosovë arriti në 1 euro e 81 cent për litër, duke shënuar kështu vlerën më të madhe në 20 vitet e fundit.

Mirëpo ky çmim ka nisur të bie që prej dy ditësh, me ç’rast tani litri mund të blihet me 1 euro e 51 cent.

Kjo ulje po ndodh si rrjedhojë e uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar.

Mediat e huaja raportuan para pak ditësh se Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar ta rrisin prodhimin e derivateve.

Kështu, tregjet nuk kanë më frikë për mungesë të naftës dhe si rrjedhojë kanë zbritur çmimet.

Related Articles

Back to top button