
Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me nga 170 € për 6 muaj radhazi
Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi.
Kështu është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë të publikuar pak kohë më parë, me ç’rast u bë e ditur se nga ky vit do të rriten shtesat sociale.
Për shtesat për fëmijët, për ata që nuk kanë aplikuar dhe që i plotësojnë kriteret, klikoni këtu: në eKosova:
“Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhej në njoftimin e ministrit Hekuran Murati.
Aplikimi mund të bëhet në këtë platformë, https://ekosova.rks-gov.net/ ndërkohoë që llogaria bankare duhet të jetë në emër të nënës.