Ngjarjet e ditës

Lirohet kameramani i EO-s: Sjellja e Policisë ishte arrogante, s’jemi kriminelë

Pas marrjes në pyetje në stacionin policor në Suharekë, është liruar kameramani i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, Albion Selitaj, i cili u arrestua sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding“.

Selitaj tregoi se pasi ka dhënë deklaratë, rreth orës 13:30 është lënë i lirë. Ai tha se sjellja në stacion ka qenë korekte. “Më thanë që do të procedohen për pengim të personave zyrtarë”.

Ndërsa, gjatë arrestimit sjellja e Policisë ka qenë tejet arrogante.

Ai ka thënë se në momentin kur është arrestuar u ka treguar Policisë se ishte duke xhiruar drejtpërdrejt, prandaj ka kërkuar që të mos ta shtyjnë sepse mund t’ia thyejnë kamerën dhe pajisjet e tjera..

“Sapo dola nga stacioni policor në Suharekë, ku dhashë një deklaratë në Polici, ku u tregova se kam qenë duke e kryer punën time dhe pasi që kam qenë live… Ata më kanë shtyrë, kanë dashtë të ma thyejnë edhe kamerën”, ka rrëfyer ai

“Edhe ne jemi në vendin e punës dhe policia ka mundur të na japë një afat me liru sallën ku mbahej konferenca, e jo të sillet sikur ne me qenë kriminelë”.

“Policia e Kosovës duhet me pasë respekt për punën e gazetarëve dhe kameramanëve”, ka thënë Selitaj, pas lirimit.

Related Articles

Back to top button