
Ngjarjet e ditës
Majlinda Kurti ndër më të votuarat në Komunën e Mitrovicës
Kandidatja e PDK-së për Asamble Komunale, Majlinda Kurti ka qenë njëra nga kandidatet më prezente në media dhe rrjetat sociale.
Ajo nga rezultatet preliminare deri tani ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Mitrovicës.
Deri tani ajo ka mbledhur rreth 450 vota, duke u bërë kandidatja më të votuar jo vetëm në subjektin politik PDK, por edhe nga kandidatet tjera në partitë politike.
Nga llogaritjet e deritashme, del që PDK përveç në garën për kryetar, ajo ka dalur e para edhe në asamblenë komunale në Mitrovicë me 14 ulëse të fituara.